Një bashkëpunim i papritur dhe plot surpriza ishte ai nga Kidda dhe Fifi. Dyshja e artistëve kanë bashkuar forcat dhe kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri.
“Prishe” mban titullin kënga e tyre, e cila ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Madje jo vetëm pak, por ka arritur që të pozicionohet menjëher në vend të dytë të listës.
“Prishe” është një këngë energjike dhe ritmike e Kidda dhe Fifi që flet për ndarjen dhe momentet e vështira në një marrëdhënie. Kënga ka një frymë të fuqishme dhe një mesazh të qartë për lirinë dhe vetëvlerësimin.
Mund të themi me plot gojën, që artistët kanë goditur në shenjë me bashkëpunimin e tyre. “Prishe” është një nga dhuratat më të ndjera për publikun këtë fundvit.