“One-hit wonder” është një këngë që ka arritur majën e klasifikimin në një listë rej shumë këngësh, të paktën një një herë.
Që prej fillimit të rrugëtimit të tij, “Top Awards” ka qënë një ndër mbështetësit kryesor të promovimit të muzikës së artistëve shqiptar por një përkrahje të madhe ajo ka dhënë edhe për artistët e rinj, të cilët i ka promovuar dhe mbështetur pafund.
Artitët e rinj, të cilët i janë bashkuar “historisë” së Top Awards, kanë arritur të rrëmbejnë vëmendjen e publikut, duke u shndërruar në artistët më të preferuar të momentit.
Publiku jo vetëm i ka dëgjuar por gjithashtu i ka përkrahur përmes votave, duke bërë që këta artistë të arrijnë vendin e parë në një klasifikim që përbëhet prej 100 këngësh dhe që për hir të së vërtetës është një sukses tepër i madh.
Por cilat janë këngët që kanë arritur kulmin e suksesit, të paktën për një javë, duke rrëmbyer kreun e “The Top List”.
Buta, edhe pse një artistë i njohur dhe mjaft i pëlqyer nga publiku, ka arritur të mbajë vendin e parë vetëm një herë në të gjithë historinë e klasifikimit muzikor dhe për këtë është bërë shkak “Edi Rama”, e publikuar në muajin dhjetor të vitit 2019-të. Kënga e Butës tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar në atë khoë dhe duket se është pikërisht tematika e kësaj kënge që ka renditur reperin për herë të parë në krye të klasifikimit zyrtar të “Top Awards”.
David, një ndër artistët e rinj të tregut muzikor shqiptar, ka arritur që falë votave të publikut të renditet në vendin e parë. “Sierra”, një këngë e publikuar në shtator të vitit 2019-të, e shndërroi David, në artistin më të votuar të javës. Eshtë pikërisht kjo këngë melankolike, e cila flet për dashurinë mes dy personave, për një dashuri të humbur, kënga që ka rrëmbyer vëmendjen e publikut shqiptar, duke u votuar pafund.
Një tjetër artist që arriti kulmin e votave në “The Top List” për një javë është Engi, i cili prej vitesh jeton në Itali. “La La La”, kënga e dytë e publikuar nga ai, arriti të rrëmbente votat e publikut, duke u pozicionuar në vendin e parë në tetorin e vitit 2017-të.
Ana Bakaj, një tjetër artiste e re e muzikës shqiptare, ka mundur të votohet pafund nga publiku me këngën e saj “Reckless”, duke u renditur në vendin e parë. Ish-konkurrentja e “The Voice of Albania 5” e shijoi këtë sukses vetëm për një javë pasi këngë e saj ishte më e votuara e 100 këngëve të listës zyrtare të Top Awards. Edhe pse pa një videoklip, Ana arriti ta bënte për vete publikun më zërin e saj të mrekullueshëm.
Gjon’s tears është një tjetër talent shqiptar, qëllimi i të cilit është që zëri i tij të dëgjohet jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. I lindur në Zvicër, Gjon Muharremaj është më origjinë shqiptare, babi nga Kosova ndërsa nëna nga Tirana. Pavarësisht se ka lindur në Zvicër, Gjon flet një shqipe tepër të pastër, duke ndërthurur dialektin e Kosovës me atë të Tiranës dhe për këtë arsye publiku shqiptar, jo vetëm e ka sugjeruar në klasifikim por e ka renditur menjëherë në vendin e parë me këngën “Babi”. Pavarësisht faktit se kënga e tij mundi të qëndronte në vendin e parë vetëm për një javë, sukseset e Gjon tears vazhdojnë të jenë të shumta. Kujtojmë që këngëtari ka mbajtur vendin e parë në shkurt të vitit 2019-të.
Stanaj, arriti të futej në tregun amerikan dhe të shndërrohej në një prej këngëtarëve më të preferuar. Nga ana tjetër publiku shqiptar e përqafoi talentin e artistin dhe e bëri menjëherë pjesë të klasifikimit muzikor zyrtar të “Top Awards” me këngën “Romantic”. Stanaj, i cili performoi gjithashtu në skenën e “The Voice of Albania” si i ftuar special, ka mbajtur vendin e parë të “The Top List” vetëm për një javë në Janar të vitit 2017-të.