Engi është një ndër hyrjet më të reja të klasifikimit të “The Top List” këtë javë, me projektin e tij të titulluar “La La La”, i cili pozicionohet në vendin e 50-të.

Po kush është Engi?
Engi është një tjetër talent shqiptar, i cili është larguar nga Shqipëria që në moshën 3-vjeçare së bashku me familjen e tij për t’u vendosur në Belgjikë dhe më pas në Milano, ku aktualisht jeton. Ai ka përfunduar studimet në Itali për “Liceo Scientifico” (Skenca Ekzakte) por ai ka studiuar gjithashtu flaut dhe piano.

Engi ka nisur të merret me muzikë që në moshën 11-vjeçare, duke frekuentuar kurse të ndryshme në Itali.

Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Engi ka folur më shumë për muzikën, veçanërisht për këngën e tij më të re të titulluar “La La La”.

TA: A është ky projekti juaj i parë muzikor?
Engi: Jo. “La la la” është kënga ime e dytë e publikuar dhe e shoqëruar me videoklip. Kënga e parë është “Come Avant”, të cilën e kam gjithashtu shumë përzemër.

TA: Si lindi ideja për “La La La”? Pse ky titull?
Engi: Unë u inspirova shumë nga muzika. Mjaftuan vetëm tingujt e këngës për të më bërë mua që një moment të mbyllja sytë e të zhytesha plotësisht në krijimin e titullit të kësaj kënge, tekstit e gjithçka tjetër që përmban ky material muzikor.

TA: Për çfarë flet kënga?
Engi: Në përgjithësi teksti i këngës “ La La La” ka përmbajtje motivuese. Flet për dëshirat dhe objektivat e të rinjve të sotëm. Mendoj që ka të bëjë shumë me aktualitetin e rinisë të kohëve tona.

TA: Kush është kujdesur për muzikën, tekstin , klipin?
Engi: Muzikën e ka bërë Elgit Doda. Për gjithçka tjetër jam kujdesur vetë.

TA: Ke ndonjë artist nga i cili frymëzohesh, shqiptar ose i huaj?
Engi: Ka shumë artistë që më pëlqejnë por jo që më frymëzojnë. Mendoj që jam vetëvetja në atë që unë krijoj dhe transmetoj tek publiku.

TA: Si ndiheni që jeni pjesë e “The Top List”?
Engi: Ndihem shumë mirë që jam pjesë e “The Top List”, Top Awards.

TA: Mendoni të sillni ndonjë bashkëpunim apo preferoni këngët “solo”?
Engi: Nuk e di ende çfarë rezervon e ardhmja. Për momentin gjithçka që kam krijuar e kam publikuar.

TA: Mendoni se është e vështirë t’ja dalësh në tregun muzikor shqiptar?
Engi: Talenti dhe puna janë pasaportë internacionale. Mendoj që kaq më mjafton për të përballuar çdo lloj tregu.

https://www.youtube.com/watch?v=fof_FkMerIw&list=RDfof_FkMerIw