Alban Skënderaj mbetet një nga këngëtarët dhe kantautorët më të dashur për publikun shqiptar. Ai për vite të tëra ka dëshmuar se di të jetë ndryshe me prurjet muzikore, të cilat marrin miliona klikime në platforma muzikore online dhe si gjithmonë këngët e tij kanë qënë pjesë e klasifikimit të “The Top List“.

Padyshim që bashkëpunimet me partneren e tij Miriam Cani kanë qenë të shumta dhe shumë të pëlqyera nga ndjekësit, por dhe projektet e tij solo apo me artistë të tjerë nuk mbeten pas. Aktualisht Albani është në klasifikimin e “The Top List” me 3 këngë të tijat, por më poshtë janë të gjitha këngët e publikuara nga këngëtari për këtë vit.

“Zemër përmbi zemër” – Vendi i 11-të

“Parajsa Ime 2” (Billionare) – Vendi i 54-të

“Zjarr në shpirt” – Vendi i 79-të

“Jolie”

“Kush ta ndien ty aromën”