Lluni rikthehet me një tjetër këngë dhe këtë herë vjen me “Roadrunner”, një projekt që mban atë atmosferën e lirshme dhe street që është bërë pjesë e identitetit të tij. “Roadrunner” tingëllon si një tjetër hap në rrugëtimin e reperit, me një qasje moderne dhe një energji që përshtatet mirë me stilin e tij.

Kënga ecën me atë energjinë e rrugës ku gjithçka është pak më e madhe, makinat, paratë, klubet dhe sidomos emri i reperit. “Roadrunner” është një këngë ku Lluni e sheh veten në krye të tavolinës dhe nuk ka ndërmend të bëjë sikur nuk e di.

“Roadrunner” është Lluni në versionin e tij më street dhe të pakapshëm. Një këngë për ego, hustle dhe atë mentalitetin “mos më ndiq, se nuk më kap”. “Roadrunner” është emri i lojës. Lluni thjesht është duke vrapuar më shpejt se pjesa tjetër.