Ka bashkëpunime që sapo nisin notat e para, të bëjnë të kuptosh se dy artistët thjesht duhej të ishin në të njëjtën këngë. “E Imja”, bashkëpunimi i Inis Nezirit dhe Algert Salës, është pikërisht i tillë.
Dy artistët bashkojnë zërat në një këngë që vjen sa moderne, aq edhe e ndjerë. Inisi sjell vokalin e saj të fuqishëm dhe emocional, ndërsa Algerti i jep këngës një tjetër ngjyrë.
Diferenca mes tyre është pikërisht ajo që e bën duetin interesant. “E imja” ka një kimi që ndihet natyrshëm dhe që funksionon që në dëgjimin e parë.
Me “E Imja”, dyshja sjell një tjetër atmosferë në muzikën shqiptare dhe, mbi të gjitha, tregon se një duet i mirë nuk ka nevojë të jetë i komplikuar.
Ndonjëherë mjafton të kesh dy zëra të mirë, një këngë të bukur dhe kiminë e duhur. Dhe Inis Neziri me Algert Salën duket se e kanë gjetur pikërisht këtë formulë.