Elvana Gjata dhe Rilind Alimani kanë bashkuar forcat për “Po Du”, një këngë që vjen me energji moderne dhe shumë potencial për t’u kthyer në soundtrack-un e kësaj vere.
Elvana, me atë stilin e saj që nuk kalon kurrë pa u vënë re, dhe Rilind Alimani krijojnë një kombinim që sjell një tjetër ngjyrë në muzikën shqiptare. Dy zëra, një atmosferë dhe një refren që të futet në kokë menjëherë.
Por ajo që e bën “Po Du” interesante është pikërisht vibe-i. Ka ritëm, ka atmosferë dhe, mbi të gjitha, atë lloj tensioni flirtues që e bën një këngë të funksionojë pa u sforcuar.
Elvana dhe Rilind kanë zgjedhur një formulë të drejtpërdrejtë për sukses, pak mister, shumë kimi dhe një energji që do t’ju shoqërojë gjithë verës.