Jo vetëm këngë komerçale apo ritmike, jo vetëm këngë dashurie apo tradhëtie. “The Top List” ka në klasifikim edhe këngë të cilat kanë tema sociale. Zbulojini se cilat janë ato…
1.N’dikon ndikon – Shpat Deda x BimBimma
“N’dikon ndikon” është një projekt që përmban mesazhe të forta për gjendjen aktuale të vendit të tyre. Të dy artistët njihen për stilin e tyre unik dhe tekstet reale dhe aktuale që gjithmonë përçojnë tek publiku. Thënë kjo, një këngë e tillë si “N’dikon ndikon” kishte kohë që i kishte munguar tregut shqiptar. Tek ky projekt secili mund të gjejë pak nga vetja, apo ta shohë ngjashmërinë në vendin e tij.
2. Karma – Dafina Zeqiri
Në fakt kjo këngë është pak më ndryshe se projektet e fundit muzikore të saj të cilat kanë qenë me ritme verore ose këngë të qeta dashurie. Me anë të këtij teksti në këngën e saj më të re Dafi i jep forcë dëgjuesve të mos dorëzohen, pasi edhe pse gjithmonë do jetë dikush që do flasi keq duhet të ndjekësh ëndrrat e tua.
3. Vet e lype – Dafina Zeqiri ft. MC Kresha
“Vet e lype” përcjell një mesazh shumë të fuqishëm nga artistja dhe duhet thënë me plot gojën se është një projekt shumë unik. Tematika e kësaj kënge është fuqizimi i figurës së femrës dhe si e tillë në klip Dafina e revoltuar lufton për t’u dëgjuar zëri i gjinisë femërore. Këngëtarja është siguruar që të sjellë një mesazh sensibilizues për dhunën kundër në familje dhe një detaj mjaft me rëndësi është shfaqja e numrave për raportimin e dhunës në Polici, gjatë videoklipit.
4. Samanta – Mama
Samanta prej disa kohësh ishte shkëputur nga projektet e saj muzikore, por është rikthyer me një këngë që përmban një mesazh të fortë. Këngëtarja ka publikuar këngën e saj të re me titull “Mama” e cila flet për një baba që braktis familjen dhe lëndon nënën sistematikisht.
5. Capital T – Rrushe
Ky projekt i Capital T duket se është më e rëndësishmi i karrierës së tij deri tani. “Rrushe”, një këngë që ka një domethënie të veçantë, i dedikohet Kosovës. Për të kaluarën e shtetit fqinj dhe se si reperi e shikon të ardhmen e vendlindjes së tij.