Pas suksesit brenda shtëpisë se BBV, Luizin e prisnin një sërë bashkëpunimesh, të përgatitura paraprakisht dhe të finalizuara më pas me praninë e tij. Por nuk e dinim se surpriza e tij për fansat do të vinte kaq shpejt.

Tashmë dy personazhet e preferuar të këtyre dy edicioneve të “Big Brother VIP” do të vijnë në një bashkëpunim muzikor. Po flasim pikërisht për Luiz Ejllin dhe Donald Veshaj.

Dyshja do të publikojnë ditën e premte këngën “2 Shotsa”, e kompozuar nga Elgit Doda. Lajmin e kanë ndarë vetë ata, përmes një videoje në rrjete sociale. Luizi premtoi që do qëndrojë afër me publikun përmes muzikës dhe duket se ka filluar që ta mbajë këtë premtim.

https://www.instagram.com/reel/CsEdGjiOmt1/?igshid=ZWQyN2ExYTkwZQ==