Kjo është padyshim java e Alban dhe Beatrix Ramosaj. Këngëtari simpatik gjendet në klasifikimin e “The Top List” me dy projektet më të reja muzikore të cilat publiku nuk ka ngurruar t’i votojë.
Në kreun gjendet “A thu Pse” e cila ka vetëm një javë që është bërë pjesë e listës së 100 këngëve moderne shqiptare duke u pozicionuar në vendin e tretë falë votave të publikut. Kjo prurje është e dyta e trilogjisë nostalgjike të Albanit, “Hiraeth”.
Një tjetër projekt muzikor shumë i pëlqyer është “Get High” që për herë të parë bashkon motër e vëlla së bashku duke rrëmbyer kështu zemrat e fansave. “Get High” për këtë javë renditet e 50-ta në listë, një pozicion mjaft i mirë për një hyrje të re.
Ajo çfarë kanë të përbashkët këto dy këngë, krahas Alban Ramosaj, është stili i tyre dhe ëmbëlsia që fansat e kanë komentuar si një antidodë qetësuese.