Vetëm tre muaj pasi publikoi “A i sheh”, bashkëpunimin e tij me Arilena Ara, Alban Skënderaj ka vendosur të kënaqë fansat e tij me një tjetër projekt muzikor.

Ndryshe nga projekti më i fundit, artisti ka zgjedhur që në këtë këngë të vijë vetëm dhe me një zhaner të ndryshëm muzikor, që është pikërisht balada, ajo që më së miri i shkon Albanit.

E publikuar vetëm pak ditë më parë, publiku e ka mirëpritur këtë prurje të re muzikore, e cila ka marrë sugjerimet e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e listës.

Kush ta ndien ty aromën” është titulli i këngës më të re të artistit, e cila ka debutuar menjëherë në vendin e 7-të.

Muzika dhe teksti është punuar nga vetë Skënderaj ndërsa koncepti i videoklipit është realizuar nga Ajola Xoxa.

Si gjithmonë Alban vijon t’i mbetet besnik producentit Lorenc Aliaj, i cili mban vulën e shumë projekteve të tij muzikore.