Këtë javë, me hyrjen e disa këngëve të reja në klasifikimin e “The Top List” dhe me daljen e disa të tjerave prej listës, disa nga artistët në renditje, kanë disa këngë paralelisht. Por cilët janë ata dhe me cilat këngë përfaqësohen kaq suksesshëm?

Këtë listë duket se e kryeson Yll Limani me plot 9 projekte. Ato janë “Jom ka du me t’pa”, “Injoro”, “Mos harro”, “Kqyrëm tu shku”, “Gjuje”, “Sonte”, “Ndjenjë”, “Kanë me tu kujtu” dhe “Merri krejt”. Pas tij, renditet Bardhi me 5 projekte, ndër të cilat “Mashtruese”, “Firmato”, “Tradhtare”, “Luj zemër” dhe “Ajo”.

Luiz Ejlli pozicionohet me 4 projekte, “Kce”, “Frymë”, “Ninulla e vetmisë” dhe “Ding Ding”. Njësoj dhe Ledri Vula pozicionohet me 4 projekte, “Rebele”, “Thuj” me Geasy, “Paranormal” dhe “Kill me”.

Po ashtu dhe Marsela Çibukaj numëron 4 projekte në listë momentalisht, “As ëngjëll as dreq”, “Ata puthen”, “Fajet” dhe “Petalet”. Edhe Dafina Zeqiri renditet momentalisht me 4 projekte, “Jom ka du me t’pa”, “Luj”, “Huti” dhe “Go Go Go”.