Pavarësisht efekteve negative që karantina ka shkaktuar, ka patur edhe gjëra pozitive. Së pari thuajse të gjithë po kalojnë disa ditë të mrekullueshme pranë familjarëve të tyre dhe së dyti artistët kanë vendosur të zbulojnë më shumë rreth jetës së tyre familjare por edhe të gjenden pranë fansave të tyre përmes rrjeteve sociale.

Një ndër artistët që ka kënaqur fansat e tij është Eugent Bushpepa. Edhe pse është një ndër personazhet publike që nuk është tepër aktiv në rrjetet sociale, Eugenti ka sjellë disa performanca “live” për publikut, duke të krijuar ndjesinë e të qëndurit në një klub nate dhe po shijon muzikën e kënduar nga ai. Nëse ende nuk i keni parë performancat e tij, ju sugjerojmë që t’i shihni dhe duke qënë se është ditë e premte, është momenti të merrni një gotë birrë dhe të shijoni muzikën e kënduar nga artisti.

Mozzik dhe Getinjo, dy vëllezërit e njohur të tregut muzikor shqiptar, kanë qënë mjaft aktiv në rrjetet sociale. Ata kanë zgjedhur të jenë “live” në Instagram, duke ftuar në bashkëbisedim edhe fansat e tyre. Getinjo, thuajse cdo ditë ka krijuar “freestyle” për ditët e kaluara në karantinë, madje nga shumë fansa ai është konsideruar si “The King of Quarantine”.

Xhensila Myrtezaj është një tjetër artiste që ka ndarë me fansat, momente të bukura dhe plot humor gjatë këtyre ditëve të karantinimit, sigurisht nën shoqërinë e bashkëshortit të saj, Bes Kallaku. Kërcime popullore, kërcime latine, gjimnastikë dhe shumë momente të tjera të mrekullueshme që kanë kënaqur pafund fansat. Ajo madje ka festuar ditëlindjen në këto ditë të karantinimit.

Aurela Gace është padiskutim një ndër personazhet më të komentuar së fundmi sa i përket ditëve të karantinimit. Artistja, të cilës i është dashur të qëndrojë 14 ditë larg familjes së saj, ka qënë mjaft aktive këto ditë në rrjetet sociale, duke publikuar disa nga performancat e saj të mrekullueshme dhe duke i premtuar publikut se momente të tilla do i kalojnë sërish së bashku. Pasi u bashkua me familjen, Aurela ka kënduar “live” për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke i kënaqur me zërin e saj.