Aurela Gaçe ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram lajmin për projektin më të ri muzikor, duke zbuluar se albumi i ardhshëm do të mbajë titullin “Letër Vlorës Sime”.
Këngëtarja tregon se ka punuar plot dy vite e gjysmë për realizimin e këtij albumi, të cilin e konsideron projektin më të rëndësishëm të karrierës së saj.
Një album që, sipas vetë artistes, do të jetë një letër e hapur dhe një homazh për vendlindjen e saj.
“Po vjen, “Letër Vlorës Sime”. Album i ri, tradicional, rrënjë, familje, emocion, fëmijëri, mall! Pas një pune të madhe, për më shumë se dy vjet e gjysmë. Shumë shpejt!”