Melody Tv është stacioni më i ri televiziv muzikor, i cili është pjesë e të gjitha platformave satelitore dhe tokësore të Digitalb. Atë mund ta ndiqni në kanalin e 112-të. Duke qënë se është një ndër kanalet më të ndjekura muzikore, sigurisht që një pjesë e mirë e këngëve që transmetohen janë edhe pjesë e klasifikimit të “The Top List”.

“My Melody” është programi me kërkesa muzikore, i cili transmetohet ditën e hënë, të martë dhe të enjte, nëpërmjet të cilit njerëzit dërgojnë mesazhe dhe ndër të tjera kërkojnë këngët e tyre të preferuara.

Po cilat cilat janë hitet e “The Top List” që kërkohen më shumë në “My Melody”?

Vendin e parë si kënga  që kërkohet më shumë në “My Melody” është “Thjesht te du”, një projekt muzikor që ka bërë për vete shumë cifte të dashuruar. Kjo këngë, e përcjellë me shumë emocion nga kantautori Flori Mumajesi, gjendet prej tre javësh në listën e “Top Awards”. Nga java në javë kjo prurje e re muzikore po pëson një ngjitje në listë, ku për këtë jave renditet në vendin e 29-të, duke u ngjitur me dy pozicione nga java e kaluar.

Xhensila Myrtezaj ka rreth 5 javë që ka publikuar “Paris” dhe ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar dhe këtë e tregon më së miri votat si edhe mesazhet e shumta të dërguara në “My Melody” ku publiku ka dëshirë që ta dëgjojë sa më shumë këtë prurje të re muzikore të artistes. Për këtë javë “Paris” renditet në vendin e 10-të në klasifikim, duke mos pësuar asnjë ndryshim nga java e kaluar dhe shpallet kënga e dytë më e preferuar në “My Melody”.

Në vendin e tretë si kënga që preferohet të dëgjohet më shumë në programin muzikor “My Melody” është projekti më i fundit muzikor i Yll Limani, “S’ki me m’pa”, një këngë që është futur në klasifikimin e “Top Awards” vetëm dy javë më parë. Yll Limani ka sjellë një tjetër tekst të ndjeshëm në të cilën duket se publiku e gjen veten. Këtë javë kjo këngë është ngjitur me 22 pozicione, duke u renditur në vendin e 23-të.

“Hala”, bashkëpunimi i Capital T dhe Majk është një tjetër këngë që kërkohet pafund në “My Melody”. Ky projekt muzikor, i cili është i treti për dyshen e famshme, është një ndër këngët që është vlerësuar mirë edhe në klasifikimin zyrtar të “Top Awards”. “Hala”, e cila për këtë javë mban vendin e tretë, ka qënë gjithashtu e renditur edhe në krye të listës për një javë.

Tayna vazhdon të mbetet e preferuara e publikut shqiptar dhe këtë e tregon fakti se ajo është një ndër 5 këngët më të kërkuara në  “My Melody” me këngën e saj më të fundit “Sicko“. E publikuar rreth 6 javë më parë, kjo këngë pozicionohet në vendin e dytë të “The Top List” për këtë javë.