Teksa jemi ‘zhytur’ zyrtarisht në sezonin e vjeshtës, është normale që të ndihet paksa melankolia. E nëse edhe ju i përkisni këtij grupi, ky është artikulli i duhur për ju.
Nëse në verë jemi të destinuar të dëgjojmë më shumë këngë ritmike, vjeshta i dedikohet tërësisht baladave. Dhe ne po ju tregojmë 5 nga baladat më të bukura të listës që i përshtaten vjeshtës.
Elinel x Numen – S’ka tjetër
Dy artistët sjellin gjithmonë projekte unike dhe i tillë ishte dhe ky bashkëpunim mes tyre. “S’ka tjetër”, sepse e ku më mirë e ky dedikim mund të përcillte kaq shumë emocion.
Fifi – Diell
Ngadalë do i themi ‘mirupafshim’ ditëve me diell dhe mbase ky projekt i Fifit i përshtatet më së miri këtyre ditëve.
Elgit Doda – Ku je
Pjesë e trilogjisë së tij, “Ku je” është përdorur shumë në rrjet dhe nga fansat e Elgit Dodës. Qoftë si një formë dedikimi, ose thjesht si një këngë e bukur për t’u dëgjuar, “Ku je” është një nga ato projekte që do na shoqërojnë gjatë.
Donald – Hesht
Donaldi po i përshtatet mjaft mirë baladave, si “Nuk je” ashtu edhe “Hesht”. Ashtu siç thotë dhe teksti i këngës, sa bukur të të kuptojnë më mirë me sy se sa me fjalë…
Elgit Doda – Nuk muj
Si klipi ashtu dhe teksti i këngës “Nuk muj” nga Elgit Doda është tipik nga ato baladat që i dëgjon me shumë qejf. Tashmë e kemi kuptuar se çfarë impakti kanë këngët për dhimbjet e dashurisë tek publiku.