Nora Istrefi, e lindur me 26 Mars 1986, është këngëtare e suksesshme dhe e mirënjohur nga Kosova. Karriera e saj ka filluar ne moshën 18 vjeç. Kënga e saj debutuese ka qënë “Shko Tash”. Per këngën tjetër bashkëpunoi me tingullin 3nt “Hey hey hey”. Me pas kënga “Negativ” videoklip i mirë i vitit 2005 dhe “Taxi” 2006. Këngët i ka përfshirë dy albume “Opium” dhe “Engjëll”, të cilët kanë rezultuar mjaft të suksesshëm, duke u shitur në Shqipëri, Maqedoni, Diasporë, etj.
Nora e ka pasur babain kameraman të quajtur Nezir Istrefi. Ka dy motra Nita dhe Era dhe një vëlla të vogël që quhet Bledi.
Bukuroshja kosovare është e martuar me Robert Berishen, i cili edhe ai merret me muzike dhe kanë një vajzë sëbashku. Kjo këngëtare, me sharmin, me zerin karakteristik, me trupin e saj seksi dhe me këngët e njëpasnjëshme, ka arritur një famë të madhe dhe pëlqehet kudo.