Këtë javë në “Top 5” kemi pasur dy projekte që na kanë surprizuar me renditjen e tyre. Bëhet fjalë për David Dreshaj me projektin e tij “Egoiste” që u rendit në vend të tretë dhe bashkëpunimi i Melindas, Nora Istrefit dhe Gjikos, “Ay Caramba”, që për këtë javë është në vend të pestë.

Për habinë tonë, të dy këto projekte muzikore kanë pësuar shumë vende në ngritje nga java e kaluar. Përkatësisht “Egoiste” është rritur me 14 vende nga një javë më parë. David Dreshaj e ka vërtetuar edhe më parë se është një artist shumë i talentuar dhe se çdo këngë e tij shndërrohet në hit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe me “Egoiste” që nisur nga kjo renditje publiku sa vjen e po e pëlqen edhe më shumë.

Nga ana tjetër, “Ay Caramba” ka pësuar gjithashtu shumë ngritje në klasifikim nga java e kaluar me plot 12 vende. Një projekt ky me ritme shumë verore dhe shumë i pëlqyeshëm nga publiku. Ky bashkëpunim i tre artistëve mund të thuhet se ka goditur në shenjë. Nga natyra e “Ay Caramba” pritet që të ky projekt të mos të të mërzitet shpejt por të vazhdojë të dëgjohet gjatë.