Nora Istrefi është ndër artistet më të dashura për publikun. Ajo gjithmonë ka ditur si të sjellë projekte që mbesin gjatë në kujtesën e të gjithëve.

Nora tashmë ka sjellë projekti e saj më të ri. Kënga e re e artistes mban titullin ”Amanet” dhe është bërë pjesë e ”The Top List” këtë javë.

Nora Istrefi nuk zhgënjen kurrë dhe këtë e provoi edhe njëherë me publikimin e “Amanet”, me një melodi mjaft të bukur dhe me tekst mjaft kuptimplotë. Kënga është e zhanrit baladë që duhet thënë se i shkon më së miri asaj.

Nuk dihet nëse ”Amanet” vjen si një dedikim, por është e sigurt që shumë prej jush do gjejnë pak nga vetja në të. Ky projekt e ka renditur Norën në vend të 98-të për këtë javë.