Prej shumë kohësh Butrint Imeri dhe Nora Istrefi kanë lajmëruar bashkëpunimin e tyre dhe pritjes i erdhi fundi pasi “Dy Zemra” është publikuar dhe menjëherë ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar.

Gjatë kësaj jave kjo këngë është luajtur pafund nëpër radiot e makinave, duke u bërë një ndër këngët më të dëgjuara.

Sugjerimet e publikut e kanë bërë këtë projekt muzikor menjëherë pjesë të klasifikimit të “The Top List”, duke e pozicionuar në vendin e 44-t.

Nuk dimë ende se cili do të jetë pozicionimi i saj javën e ardhshme por një gjë është e sigurt, kjo këngë do të jetë “fiksimi” i radhës.