Xhensila Myrtezaj dhe Nora Istrefi janë dy këngëtare shumë të pëlqyera dhe që publikojnë këngë që arrijnë miliona klikime e pëlqehen shumë nga ndjekësit. Dy bukuroshet e showbiz-it nuk i kemi parë më parë në shoqërinë e njëra-tjetrës, por mesa duket mes tyre ekziston një marrëdhënie më shumë se sa kolege.

Nuk jemi mësuar që artistët, mes të cilëve nuk ekziston një miqësi, të mbështesin njëri-tjetrin në rrjete sociale, por duket se dy artistet qenkan të afërta me njëra-tjetrën. Ka qenë Nora e para e cila ndau në Instastory-n e saj një video teksa shfaqej duke improvizuar një këngë të Xhensilës, teksa e ka etiketuar. Më pas, këngëtarja e ka ripostuar duke i dedikuar disa fjalë shumë të bukura.

Drittt moj Nor je! 

Epo, kjo padyshim është ‘vera e bashkëpunimeve’, kështu që pse jo të mos presim një prej dy bukurosheve.