Kjo javë është konsideruar mjaft e qetë sa i përket ndryshimeve apo hyrjeve të reja në klasifikim. Sa i përket zonën së nxhetë, kemi vetëm një ndryshim të vogël dhe është pikërisht një surprizë për fansat e Gjikos dhe Melindës. Bashkëpunimi i tyre më i ri, “X5” ka patur vëmendjen e publikut këtë javë, duke u votuar pafund dhe si përfundim ka zënë vendi e tretë.

Ndërsa vendi i parë vazhdon të ketë në krye “Fajet” të Dhurata Dorës dhe Azet për të dytën javë rresht. Po ashtu Luana dhe Jay Santos nuk kanë pësuar asnjë ndryshim nga java e kaluar me “Locos”, duke u renditur në vendin e dytë.

Një javë jo fort e mirë për Yll Limanin dhe fansat e tij pasi “I kom kall” ka humbur 4 pozicione ng java e kaluar, duke u renditur në vendin e 7-të. Pavarësisht kësaj, Yll Limani vazhdon të jetë pjesë e klasifikimit me 5 projekte muzikore në total.

Kjo javë ka patur vetëm një hyrje të re dhe është pikërisht bashkëpunimi më i ri i Butrint Imerit dhe Nora Istrefit, “Dy zemra”, i cili është pozicionuar në vendin e 44-t.