Kanë kaluar disa muaj që kur Nora Istrefi ishte pjesë e “The Top List” me këngën e saj “Më mungon”. E tashmë duket se ajo ka gati një surprizë për publikun.

Pas bashkëpunimit që rezultoi shumë i suksesshëm me Shkurte Gashin dhe Bardhin ‘Mama Mia’ duket se bukuroshja nuk do të vonojë gjatë, por do të na surprizojë me një projekt të ri shumë shpejt. Këtë e ka bërë me dije vetë artistja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet shumë seksi e veshur me një fustan rozë që duket të jetë një nga ‘look-et’ e saj në videoklip. Krahas Nora na ka zbuluar dhe titullin e surprizës së saj.

Së shpejti, Ciao!