Nora Istrefi është rikthyer sërish në muzikë pas një pauze prej disa muajsh. Thënë kjo, fansat e saj ia kishin ndjerë mungesën dhe momenti i duhur për një projekt të ri nga këngëtarja erdhi më në fund.

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me daljet e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Së fundmi, këngëtarja ka befasuar sërish dhe jo vetëm me ‘look-un’ e saj, por edhe me këngën e saj të fundit që kishim kaq shumë muaj që e prisnim që pas bashkëpunimit të saj super të suksesshëm veror me Melinda Ademin dhe Gjikon. Kënga e saj më e re titullohet “Më mungon”, në të cilën Nora vendosi që të vinte solo.

Sigurisht edhe këtu bie në sy pamja mahnitëse e këngëtares me një kostum me lule. “Më mungon” është një këngë dashurie perfekte për këto ditë të ftohta. Dhe pas një pritje kaq të gjatë nga Nora, ky projekt sigurisht që nuk kishte si të zhgënjente. “Më mungon” renditet në vend të 100-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.