Kjo javë ka sjellë në total 11 hyrje të reja, padisktim një ndër javët me më shumë projekte të reja të prodhuara së fundmi.
Ma ardhjen e pranverës, artistët janë vënë në lëvizje dhe kanë publikuar muzikën e tyre të re, duke nxjerrë kështu “jashtë loje”, hitet e verës së kaluar, këngë që për një kohë të gjatë kanë qëndruar në listë dhe janë pozicionuar mjaft mirë.
“I kom kall” e Ylli Limanit, e publikuar në qershorin e vitit të kaluar dhe që ka qëndruar në klasifikim për 44 javë rresht, nuk ka mundur ta përballojë konkurrencën këtë javë, duke mbetur jashtë listës.
“DMP“, bashkëpunimi i Capital T dhe Ledri Vulës, e cila ka zënë kreun e listës për dy javë rresht dhe që ka qënë një ndër hitet e verës së kaluar, ka mbetur gjithashtu jashtë klasifikimit të “Top Awards” këtë javë.
Bashkëpunimi i Ardian Bujupit dhe Xhensil Myrtezaj, “Panorama”, i cili ka qëndruar në klasifikim për 40 javë rresht, këtë javë nuk ka marrë votimet e nevojshme për të qënë pjesë e “The Top List”.
“Madonna” dhe “PP” kanë qënë gjithashtu dy prej këngëve mjaft të dëgjuara verën e kaluar, të cilat janë pozicionuar edhe në vendin e parë të klasifikimit. Pavarësisht suksesit, këto dy projekte muzikore të Mozzik dhe Kidës nuk janë përkrahur nga publiku këtë javë, duke mbetur jashtë listës.
Kidda është artisti i cili arriti të bëhej mjaft i njohur falë projektit muzikor “Malli”. Pavarësisht se u komentua për një këngë të kopjuar, sërish publiku e ka dëgjuar dhe votuar pafund këtë projekt. Kjo javë e ka lënë jashtë Kiddën dhe një prej projekteve më të dëgjuara të tij.