Fifi ka publikuar projektin e saj të më të ri muzikor. “Edhe pak”, mban titullin kënga më e re e saj që ka ardhur në bashkëpunim me Offchestra.
Projekti i tyre i përbashkët ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, të cilët me votat e tyre kanë bërë të mundur që të hyjë menjëherë në klasifikimin e “The Top List”. Ky kombinim i artistëve ka sjellë një këngë mjaft të veçantë, ku stili i Fifit bashkohet me unikalitetin e Offchestra.
Fifi, e njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe praninë karizmatike në skenë, ka qenë një figurë kyçe në industrinë e muzikës pop shqiptare prej vitesh tanimë. Nga ana tjetër, Offchestra, një grup i njohur për elementet e tyre muzikore që përmbajnë ritme të ndryshme dhe influenca të gjera kulturore, ka demonstruar një aftësi të rrallë për të eksploruar dhe kombinuar zhanre të ndryshme.
Kënga “Edhe pak” është një shembull i shkëlqyer i asaj që mund të ndodhë kur dy fuqi të mëdha artistike bëhen bashkë. Ritmet e këngës na sigurojnë që do të jetë padyshim hiti i kësaj vere.