“Dimëroj” është një nga këngët më të suksesshme të Ardit Gjebreas. Vitet kalojnë dhe kënga vazhdon të mbetet një prej më të pëlqyerave.

Së fundmi ka ardhur një surprizë lidhur me këtë këngë. Grupi i njohur Offchestra ka bërë një “remake” të këngës “Dimëroj”, duke na risjellë një atmosferë që na kishte munguar.

Vokalisti i grupit Sezgin Curi ka zbuluar dhe arsyen e zgjedhjes së kësaj kënge, që në fakt ka qenë fare rastësisht, mes dëshirës për të risjellë një këngë të vjetër të pëlqyer. Ka qenë bashkëshortja e tij që i ka sugjeruar Ardit Gjebrean dhe më pas “Dimëroj” ka goditur menjëherë.

Ky version na rikujton Prodigy me ”Smack my b*tch up” me të njëjtin ’vibe’. “Dimëroj” është e sigurt që do ta adhuroni dhe do t’ju fiksojë. Projekti është pëlqyer aq shumë, sa ka arritur të renditet menjëherë në vend të dytë të klasifikimit që në javën e parë.