Një tjetër artist që i është gjendur pranë publikut në këto ditë të vështira karantinimi është Estto, i cili ka publikur disa ditë më parë këngën e tij më të re.
“T’lutem Harrom” mban titullin kjo këngë, e cila duket se është një thirrje për t’i thënë këtij virusit të tmerrshëm të na harrojë. Në fakt Estto nuk ka ia ka kushtuar Koronavirusit kengen por një vajzë që e ka lënë me lot në sy dhe e ka ofenduar.
Kjo prurje re muzikore e artistit ka marrë sugjerimet e mjaftueshme, duke u bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Falë mbështetjes së publikut, kjo këngë me muzikën dhe tekstin e të cilës është kujdesur vetë artisti, është pozicionuar në vendin e 67-të.