Edhe pse tashmë ka një javë që festën e të dashuruarve e kemi lënë pas, por kjo nuk do të thotë që baladat romantike janë vetëm për ditën e Shën Valentinit. Thënë kjo, dy nga baladat më të bukura romantike vijnë në klasifikimin e “The Top List” për këtë javë.

Një ndër ta është Stivi Ushe, i cili vetëm një javë pasi solli bashkëpunimin me Kristi Karkanaqe, vjen tashmë me një projekt solo. Kënga e tij e re titullohet “Nëse vij” dhe vetë Stivi pranon se është një projekt shumë personal. “Nëse vij”, që mesaduket se Kristi e ka shumë pranë zemrës, e ka renditur atë në vend të 77-të të klasifikimit të javës.

Nga ana tjetër kemi Estto. Pas një mungese të gjatë në listën e Top Awards, artisti rikthehet me një baladë dashurie. Estto publikoi “Jeta jem” pikërisht në ditën e Shën Valentinit. Nëse kjo nuk ju duket kaq romantike, nuk dimë ç’t’ju themi. “Jeta jem” e ka pozicionuar Estton në vend të 95-të.