Javën e kaluar, ESTTO me projektin tij muzikor, “Per cdo nate”, ishte hyrja më e re e klasifikimit të “The Top List”. Duket se ESTTO, emri i vërtetë i të cilit është Ernest, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke bërë që kjo javë të jetë tepër e suksesshme për të.
Falë votave të publikut, “Per cdo nate” ka mundur të ngjitet me plot 27 pozicione, duke u shndërruar në këngën që ngjitet me më shumë pozicione këtë javë.
Ndryshe nga java e kaluar, ku ky projekt muzikor renditej në vendin e 40-të, këtë javë ai poziconohet në vendin e 13-të, një pozicion ky tepër i rëndësishëm për listën zyrtare të “Top Awards”, e cila përbëhet nga 50 këngë.
Edhe pse në një intervistë të dhënë për “Top Awards” ai u shpreh se është paska e vështirë të depërtosh në industrinë muzikore me këtë rrymë muzikore, duket se ESTTO ia ka dalë dhe madje shumë mirë.