“Lufta” për të zënë vendin e parë në klasifikimin e “Top Awards” sa vjen dhe bëhet më e ashpër. Thuajse të gjithë artistët kanë vendosur të rikthehet fuqishëm në muzikë pas një pauze muzikore, duke “luftuar” se cili do të jetë hiti i verës 2021-të.
Ndërkohë që javën e kaluar, Cricket, Muma dhe Dafina u ngjitën me 82 pozicione duke zënë vendin parë, këtë javë Elvana Gjata ka rrëmbyer kreun me “Loti”, falë votave të shumta nga ana e publikut.
“Pa ty” vijon të mbetet një këngë mjaft e preferuar nga publiku shqiptar dhe këtë e tregon pozicionimi në vendin e dytë, pavarësisht se ka humbur një pozicion nga java e kaluar.
“Top 5” është bërë akoma më ritmik këtë javë me “Nina” të Brunos, Florit dhe Klajdit si edhe “Parajsa ime”(Billionare) nga Alban Skënderaj dhe Elgit Doda, këngë, të cilat pozicionohet përkatësisht në vendin e tretë dhe të 4-t.