Fifi është një nga artistet më të dashura dhe të komentuara në rrjet. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht. Tashmë dihet që ajo është në një marrëdhënie me Adis Patushin, me të cilin poston shpesh foto dhe nuk i kursen aspak dedikimet romantike.
Fifi gjithashtu është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj dhe së fundmi duket se po përgatit një surprizë për ndjekësit e saj. Këtë na e ka treguar partneri i saj i zemrës, Adisi, i cili ka postuar në Instastory një video të Fifit, duke performuar në koncetin e saj. Në video këngëtarja është duke kënduar një nga këngët e saj më të pëlqyera nga publiku, “Diell”, të cilën Adisi e cilëson si një ‘himn’, ku ka shkruar gjithashtu:
Prisni himnin tjetër për pak ditë