Tanimë, të deklaruar në publik, Dafinën dhe Dj Geek i shohim shpesh të postojnë bashkë në rrjete sociale. Të dy janë çift në jetën private, ashtu si dhe në atë profesionale.

E duket se pjesë e projektit më të ri të Dj Geek nuk mund të mos ishte edhe partnerja e tij e zemrës, Dafi. Dj Geek dhe e partnerja e tij, këngëtarja Dafina Zeqiri kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre të ri. Bëhet fjalë për këngën me titull “Love of mine” e cila pritet të shndërrohet në hit.

Kënga është me ritme verore, teksa në videoklipin e saj paraqitet Dafina duke kërcyer gjatë gjithë kohës. “Love of mine” mund ta quajmë edhe si një dedikim për dashurinë e tyre të zjarrtë dhe në këtë rast Dafina ka qenë padyshim si një muzë për Geek.

“Love of Mine” është kënga e parë e mini-albumit që do të publikohet nga DJ i njohur. Ai ka zbuluar për ndjekësit e tij se do të lançojë një EP shumë shpejt dhe mesa mund të marrim me mend, Dafina do të jetë në çdo hap me të.

Ky projekt është pritur sigurisht mirë nga fansat e dyshes, të cilët me votat e tyre e kanë renditur në vend të 9-të të klasifikimit të “The Top List”. Dhe ne mezi po presim të zbulojmë se çfarë ka për të na ofruar akoma dyshja jonë e preferuar.