Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj bënë goxha bujë me lidhjen e tyre romantike brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, asaj të “Big Brother VIP”. Megjithatë, po aq e bujshme ishte dhe ndarja e tyre fare pak pas mbarimit të këtij spektakli.
Menjëherë nuk munguan as projektet e tyre të reja. Ishte fillimisht Beatrix me “Faj” dhe “Ma shumë se ti” dhe më pas Donaldi ai që publikoi projektin e tij të parë solo, “Nuk Je”. Si për çudinë tonë, Trixa dhe Donaldi janë fare pranë njëri-tjetrit në listën e kësaj jave në Top 5.
Beatrix ka arritur që të jetë me plot 3 projekte në Top 5. “Ma shumë se ti” renditet në vend të dytë për këtë javë, pas saj në vend të tretë renditet “Vonë” dhe në vend të katërt “Faj”. E pas Triksës vjen Donaldi me “Nuk je në vend të pestë.