Nilsa Hysi është një artiste e re në muzikën shqiptare, e cila ka një supe talent. Ndoshta nuk dini shumë për të por jemi të sigurt që të paktën njëherë mund ta keni dëgjuar zërin saj teksa këndon ose mund të keni parë ndonjë video të saj në Tik Tok apo Instagram, të cilat janë bërë virale për shkak të mënyrës së si ajo i interpreton. Po flasim për Nilsa Hysin.
Nilsa nuk është një emër i panjohur për muzikën shqiptare, pasi ajo ka marrë pjesë në festivale të ndryshme si edhe ka qënë një nga pjesëmarrëset e “The Voice of Albania 4”.
“Me muzikë jam marrë që në fëmijëri, kam qënë pjesë e Qendrës Kulturore të qytetit ku jam lindur e rritur, më pas kam qënë pjesë e edicionit të 4-t të “The Voice”, aty ku fillova të investohem më shumë në muzikë duke qënë pjesë e një bande muzikore, duke marrë pjesë në festivale kombëtare (RTSH, Kenga Magjike) etj.” është shprehur ajo në një intervistë të dhënë për Top Awards.