Një tjetër javë me ngritje të fuqishme për projektet muzikore të artistëve në klasifikimin e “The Top List”. Ja se cilat këngë janë rritur në renditje…

“Amore” nga Blero dhe Arbanna ka vetëm dy javë në klasifikim dhe është pritur mjaft mirë nga publiku. Këtë javë ky projekt është rritur me plot 56 pozicione dhe renditet në vend të 44-të.

Gjithashtu dhe projekti i Edona Reshitaj, “Më shumë se e bukur je” ka dy javë në klasifikim dhe është ngritur me 41 vende duke shkuar në vend të 8-të.

“Asaj” është kënga e parë e Nilsa Hysi por që është publikuar vetëm së fundmi. Ky projekt është rritur me 30 vende nga java e kaluar dhe tani renditet në vend të 69-të.