“Uma Love” nga Ledri Vula, Lumi B dhe Nuk ia ka dalë që të rrëmbejë kreun e kësaj jave në ”The Top List”. E në vend të dytë, me një rrymë krejt ndryshe nga çunat, renditet Nilsa Hysi me ”Doja doja”.

Ky projekt i Nilsës ka vetëm dy javë në klasifikim dhe deri më tani ka arritur një sukses të madh dhe është bërë mjaft e pëlqyer nga dëgjuesit. ”Doja doja” vjen me ritme mjaft të ngrohta dhe është një këngë që i përshtatet më së miri vokalit të Nilsës.

Që në javën e parë të publikimit, kënga e saj arriti që të pozicionohet në vend të 5-të e duket se tani sa vjen e rritet në listë. Nilsa po konkurron fort treshen e ”Uma Love” dhe nuk është çudi që javën e ardhshmë të renditet në krye. Megjithatë na mbetet të presim dhe të shohim se çfarë surprizash kanë rezervuar votat e publikut në vazhdim…