Nilsa Hysi është një nga artistet më të talentuara të tregut muzikor. Përveç kësaj ju mund të keni parë ndonjë video të saj në Tik Tok apo Instagram, të cilat janë bërë virale për shkak të mënyrës së si ajo i interpreton.

Së fundmi Nilsa ka bashkuar forcat me një artist ndërkombëtar, Alo The One për të sjellë “Maemen”. Ky projekt e ka pozicionuar dyshen në vend të 13-të për këtë javë.

“Maemen” është një projekt me një stil mjaft të veçantë dhe gjithashtu me një videoklip të arrirë e interesant. Edhe këtë herë Nilsa ka goditur në shenjë me këtë këngë që premton të vazhdojë të ketë suksese të mëtejshme.