Nga gjithë ato projekte të reja muzikore këto dy muajt e fundit të nxehtë të verës, është koha për pak qetësi. Edhe këngëtarët tanë kanë nevojë për ca pushime në fund të fundit, apo jo?

Pse e themi këtë? Epo, këtë javë në klasifikimin e “The Top List” kemi vetëm një hyrje të re. Ju prezantojmë me “Asaj” nga Nilsa Hysi. Si gjithmonë Nilsa nuk zhgënjen me krijimet e saj dhe kjo pasqyrohet edhe tek “Asaj”.

‘Pak e saktë’ qenka mesa duket motoja e kësaj jave në hyrjet e reja në klasifikim. Megjithatë ju sigurojmë që nuk do të ‘ngopeni’ dot së dëgjuari këtë projekt. Kjo është dhe kënga e parë e Nilsës, e krijuar në vitin 2015, por që tani është publikuar në platformat muzikore. “Asaj” e ka renditur Nilsën në vend të 38-të.