Nilsa Hysi ka qenë mjaft aktive kohët e fundit me projekte të reja. Vetëm dy muaj më parë, këngëtarja na surprizoi kur publikoi “Maemen”, një bashkëpunim me një artist ndërkombëtar si Alo The One.

Nga ana tjetër, javën që shkoi ajo na prezantoi me “Asaj”. Kjo ishte dhe kënga e parë e Nilsës, e krijuar në vitin 2015, por që vetëm tani është publikuar në platformat muzikore. 

E duket se artistja nuk paska të ndalur këto kohë. Së fundmi ajo ka publikuar projektin e saj më të ri që mban titullin “Doja Doja”.

Një projekt ky që do t’ju bëjë ta adhuroni që me dëgjimin e parë. Sa bukur tingëllon zëri i saj me këto nota kaq të ngrohta dhe të ëmbla në “Doja Doja”.

Me hyrjen e kësaj kënge në klasifikimin e javës, ka bërë që “Maemen” të dalë nga lista. Megjithatë “Doja Doja” ka arritur një pozicionim mjaft të mirë duke u renditur në vend të pestë.