# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Klajdi Haruni

Klajd Haruni, një ndër këngëtarët më të preferuar të momentit, nisi pasionin e tij për muzikë duke kënduar karaoke në klube të ndryshme nate. Duket se ky zë i bukur i djalit me origjinë nga Korça, ra në veshin e duhur, pikërisht të kantautorit Flori Mumajesi, i cili e mori atë nën menaxhim.

Në Qershor 2011, Klajdi Haruni merr pjesë në “Top Fest 8” me këngën “Te Gjithe Sot Po Duan”. Karriera e tij si këngëtar do të fillonte pikërisht nga ky festival dhe me këtë këngë të Flori Mumajesit.

Klajdi vazhdon të jetë pjesë e shtëpisë diskografike “Threedots”.

NEWS

Plot surpriza! Klajdi Haruni dhe Bruno do të elektrizojnë skenën e "Portokalli" në natën e ndërrimit të viteve!

Ashtu siç tani është bërë dhe traditë, nata e ndërrimit të viteve, shoqërohet vetëm në ekranin e Top Channel, dhe me show-n më të madh të humorit në Shqipëri, “Portokalli”. Edhe këtë vit nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe...

Ja cilat janë këngët që janë ngjitur dhe kanë zbritur më shumë brenda javës!

Kjo javë u karakterizua nga ndryshimet të mëdha. Disa nga projektet kanë pësuar një rritje të konsiderueshme në pozicionim e disa të tjera kanë pësuar një rënie të konsiderueshme. Ndiqni më poshtë se cilat janë ato… Bletapërtace – Pa filter (+44 vende) Noizy – Follow You (+39 vende) Ibro Deli...

52 javë në klasifikim dhe në krye pas 3 vitesh, ja rekordi i “Nina”!

Ishte vera e vitit 2021 kur u njohëm me një hit të padiskutueshëm. “Nina” nga Bruno, Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni, u bë si kolona zanore e asaj vere. Por ajo që ndoshta nuk do të na kishte shkuar mendja, është se sa do të rezistonte në kohë ky hit....

Wow! “Nina” e Brunos, Florit dhe Klajdit rikthehet sërish në klasifikim!

Kjo javë na duket si një déjà vu e vërtetë. Më saktësisht sikur jemi kthyer pas në kohë në vitin 2021. Hiti i padiskutueshëm i atij viti, si për çudinë tonë është rikthyer sërish në klasifikimin e “The Top List”. Po flasim për “Nina” nga Bruno, Flori Mumajesi dhe Klajdi...

2023 merr me vete disa nga këngët më të bukura të tij! 

Prej disa javësh nga klasifikimi i “Top Awards” po largohen shumë projekte, të cilat prej kohësh kanë qënë në listë, madje të ashtëquajtura si këngët më jetëgjatë në “The Top List”. Fakti i daljeve të këtyre këngëve tregon se publiku është gati për të mirëpritur muzikë të re. E në fakt...

Baba për herë të parë, Klajdi Haruni zbulon më shumë rreth vogëlushes Hea!

I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë Klajdi Haruni. Këngëtari i njohur i cili së fundmi është bërë baba ka treguar më shumë rreth kësaj eksperience të bukur dhe mjaft të re për të sigurisht. Ai ka zbuluar se sapo ishte kthyer...

Java e Klajdi Harunit, dy këngë të tij vijnë në “The Top List”!

Klajdi Haruni vjen këtë javë me dy projekte të reja si pjesë e “The Top List”. Ai ka ripublikuar dy projekte të tij, të realizuara në vitin 2018, në kanalin e tij zyrtar në YouTube. Tek njëri prej tyre këngëtari vjen solo dhe kënga titullohet “Vajzat e babit”. Ndërsa tjetri,...

Këngëtari Klajdi Haruni bëhet baba për herë të parë!

Vetëm pak muaj më parë, këngëtari i njohur korçar Klajdi Haruni zbuloi se do të bëhej baba për herë të parë. Së fundmi, Klajdi dhe Orgesa, partnerja e tij, janë bërë prindër dhe këtë lajm të bukur këngëtari e ka ndarë me të gjithë miqtë virtualë në rrjetin e tij...

Dafina dhe ‘2 pikat’, Klajdi dhe Bruno, bashkojnë forcat…

Duket se këtë sezon Dafina ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë. Së fundmi Dafina ka publikuar këngën e saj më të re, e cila është një bashkëpunim me Brunon dhe Klajdi Harunin me titull “Xhane Xhane”. Kënga është bë mjaft virale...

Xhensila dhe Klajdi Haruni flasin për këngën “Yjet”: “Kemi patur shumë vuajtje…”

Mbrëmja e 6 majit shënoi dhe finalen e spektaklit të madh që ka mbajtur të gozhduar shqiptarët pas ekranit, “Big Brother VIP”. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me...

Xhensila Myrtezaj dhe Klajdi Haruni vijnë me këngën “Yjet”, epiteti i cili personifikon banorët e “BB VIP”! 

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Videot e tyre komentohen pafund nga fansat, por...

Xhensila Myrtezaj nis xhirimet për këngën e saj me Klajdi Harunin!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh Xhensila vendosi që të kthehet me dy projekte të reja muzikore, një solo të quajtur ‘Ale ale’ dhe një në bashkëpunim me producentin...

Disa nga këngët e verës së kaluar që po rezistojnë ende në "The Top List"!

Vera e kaluar ishte plot me projekte të reja që u kthyen menjëherë në hite të padiskutueshme. Madje vazhdojnë të jenë ende ndër më të preferuarat e publikut edhe sot pasi ende votohen dhe janë në klasifikimin e “The Top List”. Ja cilat janë ato… Butrint Imeri x Kida x...

Ja cilat janë bashkëpunimet më të suksesshme në 320 javë klasifikim!

Duket se bashkëpunimet janë goxha të suksesshme dhe pëlqehen shumë tek publiku. Sidomos nëse hedhim një vështrim në klasifikimin e “The Top List” gjatë këtyre 320 javëve, do të vëmë re se vërtet disa artistë duke bashkuar forcat së bashku, kanë sjellë hite të papërsëritshme. Por cilat kanë qenë disa...

Kreu nuk ndryshon por kemi dy surpriza në Top 5!

Edhe këtë javë, për herë të tretë tashmë, kreun e ka rrëmbyer përsëri Elvana Gjata dhe Yll Limani me bashkëpunimin e tyre “E di”. Sipas votave të publikut, ky duket se është projekti më i preferuar i 100 këngëve më të mira shqiptare në “Top Awards”. Një tjetër bashkëpunim shumë...

Hera e parë gjatë 295 javëve që disa projekte nuk dalin nga "Top 5"!

Këtë javë nuk kemi pasur shumë ndryshime nga java që shkoi, për sa i përket atyre këngëve që kanë qenë në “Top 5”. Nga njëra anë, shtë ngritur me 17 vende nga java e kaluar projekti i Dafina Zeqiri dhe Ylli Limani “Mos Shko”, si dhe “Magji” nga Kidda dhe...

Ja cili është bashkëpunimi i verës sipas sondazhit...

Pak javë më parë u publikuan dy bashkëpunime shumë të suksesshme që u duk se do na shoqëronin gjatë gjithë verës. Këto ishin “Parajsa Ime 2” nga Alban Skënderaj dhe Elgit Doda dhe “Nina” nga treshja e artistëve Flori Mumajesi, Bruno dhe Klajdi Haruni. Duke qenë se u publikuan në...

Ndryshon kreu, një tjetër 'new entry' në "Top 5"!

Të tjera surpriza në klasifikimin e kësaj jave në “The Top List”! Kënga “Nina” e treshes së artistëve Bruno, Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni edhe pse ka qendruar për dy javë në vendin e parë, këtë herë duket se nuk ja doli dot të ruante fronin. Me vetëm 1 vend...

Ja kush ka kryesuar deri më tani në Verë 2021!

Padyshim që deri më tani projektet verore kanë qenë shumta dhe kanë rezultuar shumë të pëlqyeshme për publikun. Nga këngët melankolike deri tek ato më ritmike, ja cilat kanë qenë këngët që kanë kryesuar në ‘fron’ të klasifikimit në “The Top List”. Ledri Vula – Don Mo  Kënga “Don Mo”...

Vetëm një ndryshim në "Top 5", kreu mbetet njësoj!

Edhe këtë javë në “The Top List” duket se vendi i parë në klasifikim nuk ka ndryshuar, por vazhdon të mbetet i njëjti. Treshja e artistëve, Bruno, Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni, kryesojnë me këngën “Nina” për dy javë deri tani. Kjo këngë po pëlqehet shumë nga publiku që vazhdon...