Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh Xhensila vendosi që të kthehet me dy projekte të reja muzikore, një solo të quajtur ‘Ale ale’ dhe një në bashkëpunim me producentin Elgit Doda.

E duket se nuk ka të ndalur pasi shumë shpejt do të lançojë dhe këngën e saj më të re në duet me Klajdi Harunin. Ky bashkëpunim në fakt është paralajmëruar prej kohësh dhe madje bukuroshja e ka cilësuar këtë projekt si “një nga këngët që e kam dashur më së shumti”. E duket se nuk do të na duhet të presim dhe shumë pasi xhirimet tanimë kanë filluar dhe po bëhen në jug të Shqipërisë. Për këngën është kujdesur kantautori Flori Mumajesi.