“5 herë Jo” titullohet filmi më i ri që do të shfaqet muajin dhjetor në kinematë shqiptare dhe kurioziteti për ‘cast-in’ dhe personazhet që do të luajnë sa vjen e shtohet. Projekti i cili po zhvillohet prej gati një viti nga Donald Veshaj dhe Bora Zemani është një komedi romantike, që flet për ata të dy, për dashurinë e tyre.
Së fundmi Donaldi ka vendosur të publikojë emrin e një personazhi që është pjesë e produksionit të filmit. Bëhet fjalë për këngëtarin Alban Skënderaj, të cilin mesa duket do e shohim në një fushë tërësisht ndryshe, në rolin e aktorit.
Ka qenë vetë Donaldi ai i cili i emocionuar ka njoftuar pjesëmarrjen e këngëtarit në projektin filmik. Në postimin në faqen zyrtare të filmit ai shkruan:
Çdo ditë xhirimi bëhet dhe më e bukur me praninë e miqve të vjetër e atyre të rinj.