Alban Skënderaj ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, në bashkëpunim me 2Ton, “Drejt në zemer”, një këngë që ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u renditur në krye të “The Top List” që në javën e parë të hyrjes në listë.
Ndërkohë që gjendet në mes të fluksit të punës, këngëtari ka udhëtuar drejt Maldivës për të shijuar disa pushime, të paktën këtë lë të nënkuptohet ai përmes postimeve të bëra në rrjetet sociale, ku shfaqet sëbashku me bashkëshorten e tij, Miriam Cani.
Edhe pse duket që artisti po shijon pak kohë me familjen e tij, në fakt burime pranë artistit thonë se këngëtari përveçse po kalon kohë më familjen, ai ndodhet në Maldve për të xhiruar klipin e radhës. Po të njëjtat burime raportojnë se artisti do të ketë një verë plot me projekte të reja muzikore.
Në fakt artisti është gjithmonë pranë publikut të tij, duke mos u ndalur së prodhuari muzikë të bukur, e cila shndërrohet menjëherë në hit por kjo verë duket se do të jetë akoma më e nxehtë për të gjithë fansat e Albanit, i cili është i vendosur t’i kënaqë ata.