E publikuar shkurtin e vitit të kaluar, “Dikur” është një projekt muzikor, i cili që në momentin e parë të publikimit, rrëmbeu menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar.
“Rrënqethëse, e çmuar, këngë që përcjell shumë emocion”, janë komentet e bëra për këtë këngë të Alban Skënderaj, i cili tregon qartë se baladat janë pika e tij më e fortë.
Falë votave të vazhdueshme nga ana e fansave,”Dikur”, ka mundur të futet në klubin e këngëve me më shumë se një vit në klasifikim.
Në këtë klub, momentalisht ndodhet “Lelja” e Elvana Gjatës, Capital T dhe 2po2, si edhe “Stoli i Trendafilave” nga Alban Skënderaj. Dy këngët e mësipërme janë në listë përkatësisht prej 68 dhe 66 javësh.
Por siç përmendëm dhe pak më lartë, këtij klubi tashmë i është shtuar edhe “Dikur”, e cila ka 52 javë që ndodhet në klasifikim.
Nga ana tjetër, Albani ka planifikuar të organizojë një koncert, më 2 dhe 3 Mars, ku do të ndajë me fansat arritjet më të rëndësishme të karrierës së tij, në një koncert që do t’i tejkalojë përmasat e një koncerti klasik.
Albani vazhdon të jetë në klasifikim me 6 projekte muzikore në total. “Dhurata”, “Nuk je vetëm”, “1000 Premtime”, “Dikur”, “’93” dhe “Stoli i Trendafilave” renditen përkatësisht në vendet 14-të, 32-të, 38-të, 44-t, 47-të dhe 48-të.