Pavarësisht se pati një bum prodhimesh muzikore gjatë muajit qershor, pas përfundimit të karantinës, duket se pasiguria tek artistët është rikthyer sërish.
Në momentin që artistët nisën t’i riktheheshin normalitetit, gjithcka u përmbys me vendimin e qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00.
Edhe pse disa artistë u munduan të promovonin këngët e tyre duke dhënë koncerte gjatë ditës, duket se kjo metodë sërish nuk funksionoi dhe si pasojë prodhimet muzikore nuk ishin të shumta.
Kjo javë ka sjellë vetëm një hyrje të re në klasifikimin zyrtar të “Top Awards”, duke qënë ku një tregues që prodhimet muzikore janë në një pauzë.
Situata e Covid vazhdon të jetë shqetësuese jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën, duke rikthyer pasigurinë tek artistët sa i përket publikimeve të reja muzikore.
Pavarësisht situatës, Butritn Imeri dhe Nora Istrefi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë, “Dy zemra”, një këngë që është pëlqyer pafund nga publiku.