Plot 5 hyrje të reja kemi pasur këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Ja artistët që kanë hyrë në klasifikimin e javës me projektet e tyre të reja…

Edhe pse tashmë Algert Sala ka disa vite në tregun muzikor, duke marrë pjesë në konkurse dhe në shtëpi diskografike të ndryshme, ai tashmë ka hapur kanalin e tij zyrtar në YouTube ku ka publikuar edhe këngën “Asgjë”. Duke realizuar një videoklip në çdo rrugë të Tiranës, Alban Nimani jep një mesazh të fuqishëm në këngën e fundit titulluar “Ne jemi t’lirë”, ku që nga titulli kuptohet që i këndohet lirisë.

Publikohet “Obsesion”, kolona zyrtare e filmit “5 Herë Jo” realizuar nga Alban Skënderaj. Artisti konfimoi lajmin gjatë një spektakli të “Dancing With The Stars” dhe më në fund disa ditë më parë erdhi edhe publikimi final i këngës në kanalin e tij në YouTube.

Dy këngëtarët e njohur Anxhela Peristeri dhe Vedat Ademi, kanë publikuar këngën më të re në duet. “1960” mban titullin kënga, e cila vjen me interpretim të shkëlqyer nga dyshja në fjalë. Anton Sinishtaj, një tjetër artist i ri, ka publikuar projektin e tij të parë muzikor, titulluar “Të Ëndërroj”.