Në një intervistë të dhënë për “Top Show” në Top Channel, 2po2 ka folur për albumin e tij “2020”, për të cilin është shprehur se për shkak të kualitetit të tij, ai do të jetë gjithmonë përpara në kohë, madje vetë titulli nënkupton gjë.

“Kryt Nalt” është një ndër këngët që tregon edhe kualitetin e këtij albumi dhe kjo vërtetohet qartë pasi për 11 javë rresht, ky projekt muzikor është pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke u renditur në vendet më rëndësishme, madje për shumë javë duke mbajtur edhe kreun e tij.

Kjo këngë, që është një bashkëpunim me reperin e suksesshëm Unikkatil, falë votave të publikut, këtë javë i është afruar sërish kreut, duke u ngjitur me 5 pozicione.

“Kryt Nalt”, që sipas artistit është një lloj revolte e akumuluar prej 17 vitesh, pas luftës në Kosovë, që i bëhet sistemit momental që nuk sjell asnjë risi për popullin, për këtë javë pozicionohet në vendin e dytë.