“Si Ai” është projekti i fundit muzikor i Samantës, i cili është publikuar në muajin tetor. Me muzikë të Alandy dhe tekst të Gent Fatalit, ky projekt muzikor ka rezultuar tepër i suksesshëm në tregun muzikor shqiptar.

Që prej 7 javësh Samanta është bërë pjesë e “The Top List” me këtë projekt muzikor, i cili vazhdon të votohet rregullisht nga fansat e këngëtares, duke e renditur atë sa më mirë në këtë klasifikimim.

Vetëm këtë javë, “Si Ai” është ngjitur me 8 pozicione duke u renditur në vendin e 26-të, një pozicion mjaft i rëndësishëm në “The Top List”.

Ndërkohë që po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit, Samanta po shijon gjithashtu frytet e bashkëpunimit të saj me Gent Fatalin, “Na e dina”. Ky projekt muzikor prej 29 javësh është gjithashtu pjesë e listës, duke i rezistuar projekteve të reja që shtohen nga java në javë.