menu

Renis Gjoka publikon “Superstar” dhe zbulon më shumë rreth këtij projekti


Ora: 14:11 Datë: 19/04/2018

Renis Gjoka më në fund ka publikuar projektin e tij të radhës të titulluar “Superstar”, i cili vjen pas projektit muzikor, “Ia mbathim bashke”.

Në një intervistë të dhënë për “Wake Up” në Top Channel, Renisi ka treguar se me këtë projekt muzikor ai ka nisur të punojë që prej muajit tetor dhe më në fund erdhi në jetë.

Prodhuar nga “Tull Production” dhe me një mbështetje të madhe në Top Channel dhe Digital, “Superstar” ka vetëm pak ditë që ka dalë në treg dhe menjëherë ka fituar vëmendjen e publikut, duke zënë vendin e 20-të në “The Top List”.

Po për çfarë flet kjo këngë?

“Flet për një djalë, i cili çfarëdolloj gjëje që kërkon e realizon. Por ndërkohë që i ecen më çdo vajzë, ky djali nuk ia dalë më këtë vajzën superstar si me gjithë të tjerat dhe më në fund bindet që vajza është superstar, duke i dalë çdo gjë jashtë parashikimit“, zbulon Renisi për “Pop Culture”, drejtuar nga Dojna Mema.

Pavarësisht se ky tekst nuk është personal, Renisi tregon se përfaqëson shumë të rinj shqiptarë, të cilët i gënjen mendja shpesh herë.

Por i pyetur nga Dojna se si i ka marrëdhëniet me vajzat, nëse i ecën çdo gjë vaj, këngtari ka thënë me shaka se nuk është aq e lehtë pasi nuk ka të gjitha mjetet që kërkojnë vajzat si makina të bukura etj. por që me kitarë në dorë, sigurisht që ia del.

Ndërsa për klipin është kujdesur Olsi Hoxha por Renisi nuk ka lënë pa falenderuar edhe Ledion Liçon, i cili i ka dhënë dorën shumë të madhe që ky klip të realizohej.

Por kur do të kemi një tjetër projekt të ri nga Renisi?

“Pas “Te Voice” do iki një javë në bregdet dhe do marrë me vete kitarën dhe laptopin me programet e muzikës dhe them se kur të vi nga andej do kem bërë diçka sepse kam qëllim që t’i futem seriozisht dhe intensivisht muzikës”, zbulon Renisi.

Por artisti nuk ka lënë pa prekur edhe eksperiencën e tij në “The Voice”, i cili ka thënë se ka punuar shumë për këtë talent-show me fëmijët dhe madje iu ka kërkuar falje të gjithë fëmijëve se ndoshta i kanë lodhur më shumë seç duhet.

I pyetur nëse është penduar që është votën e tij në “The Voice Kids” e ka ndarë me Aleksandër Gjokën, Renisi ka thënë aspak pasi në këtë mënyrë i kanë ndarë edhe “fajet” apo “gabimet” bashkë.

“Unë dhe Sandri kemi pak a shumë të njëjtat bindje, të njëtat shije dhe njihemi që kur kam lindur unë (qesh). Pra e njohim njëri-tjetrin mjaft mirë dhe ja dimë ato huqe në një farë mënyre por e rëndësishme është në 99% të rasteve kemi qënë në të njëjtën mendje”.